/ATSH-AFP/ - Banka franceze, Credit Agricole, u gjobit me 187,3 milionë dollarë për shkelje të embargove amerikane kundër Sudanit, Iranit, Kubës dhe Birmanisë, njoftoi sot një regullator në Nju Jork.
Ky penalitet financiar bën pjesë në një marrëveshje të aritur me katër autoritete të tjera, që akuzojnë bankën franceze se ka kryer transaksione në dollarë mes viteve 2003 dhe 2008 në ermër të kompanive dhe personave të prekur nga sanksione ekonomike të vendosura nga Uashingtoni.
"Credit Agricole është përfshirë në një seri procedurash që anashkalojnë sanksionet amerikane dhe mashtrojnë rregullatorët", shprehet shefi i shërbimeve financiare të Nju Jorkut, Anthony Albanese.