Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar një marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe liderëve të rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me një vendim për forcë të përbashkët ushtarake.

Departamenti amerikan i shtetit tha se marrëveshja, të cilën Rusia e ka ratifikuar një ditë më herët, nuk është marrëveshje e vlefshme dhe SHBA deklaroi se nuk do e njhë këtë marrveshje.

Në deklaratën e Departaamentit amerikan të shtetit thuhet: “Shtetet e Bashkuara e dënojnë ratifikimin e Federatës Ruse të një marrëveshjeje me de fakto liderët e rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me forcën e përbashkët ushtarake. Ne nuk e njohim legjitimitetin e kësaj të ashtuquajturës marrëveshje, e cila nuk paraqet marrëveshje të vlefshme ndërmkombëtare”.

Osetia Jugore dhe Abhazia janë rajone separatiste në Gjeorgji, që mbështeten nga Rusia, dhe kanë shpallur pavarësi nga Gjeorgjia.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com