SHBA, debat në Kongres për
prokurorin e posaçëm Mueller
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA, Rod Rosenstein u tha ligjvënësve të mërkurën se ai nuk ka arsye për të shkarkuar prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili po drejton hetimin për të gjetur nëse fushata e zotit Donald Trump ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA, Rod Rosenstein u tha ligjvënësve të mërkurën se ai nuk ka arsye për të shkarkuar prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili po drejton hetimin për të gjetur nëse fushata e zotit Donald Trump ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Zoti Rosenstein dëshmoi para Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, një ditë pasi u bënë publike qindra mesazheve SMS të shkëmbyera midis dy zyrtarëve të FBI-së në ekipin e hetuesve të zotit Mueller. Në mesazhe ata shfaqnin pikëpamje kundër zotit Trump, duke bërë që disa ligjvënës të vënë në dyshim paanshmërinë e FBI-së, agjencia kryesore ligjzbatuese e vendit.
Rosenstein, i cili është personi që emëroi zotin Mueller dhe që mbikëqyr punën e ekipit të tij, u përball me pyetje rreth zotit Mueller nga anëtari demokrat i komisionit, Jerrold Nadler. “Nëse ju urdhërojnë sot ta shkarkoni zotin Mueller çfarë do të bënit,” pyeti Nadler. “Do të ndiqja rregullin. Nëse do të kishte arsye bindëse, do të veproja, përndryshe nuk do të veproja”, u përgjigj Rosenstein, i cili shtoi se deri tani nuk ka gjetur ndonjë arsye bindëse.
Pikëpyetjet rreth integritetit të hetimit të zotit Mueller u ngritën pas shkarkimit gjatë verës të agjentit të FBI-së Peter Strzok, pas zbulimit të mesazheve SMS që ai kishte shkëmbyer me avokaten e FBI-së Lisa Page. Të dy bënin pjesë në ekipin e agjentëve dhe prokurorëve që hetojnë rreth përfshirjes së Rusisë në zgjedhje.
Mesazhet, të zbuluara së pari në media gjatë këtij muaj, iu dorëzuan komisioneve të kongresit dhe u komentuan gjerësisht nga disa media të martën mbrëma.
Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë e përdorën këtë rast për të akuzuar FBI-në se është politikisht e njëanshme, duke thënë se përfundimet e arritura nga ekipi i zotit Mueller nuk mund të jenë të besueshme.
Ndër 375 mesazhet e publikuara të martën ishte edhe një shkëmbim i datës 4 mars 2016. Page përshkruante kandidatin Trump si një "njeri të neveritshëm”, ndërsa Strzok përgjigjej: "E megjithatë ai mund të fitojë (në zgjedhje)". Kur Strzok e pyeste nëse ajo besonte se zoti Trump do të ishte një president më i keq sesa republikani Ted Cruz, Page përgjigjej: "Po, ashtu mendoj”.
Page dhe Strzok shkëmbenin komente nënçmuese edhe për demokratët, përfshirë kandidatin presidencial Bernie Sanders dhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder.
Inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po heton tekstet si pjesë e një hetimi të gjerë për mënyrën se si FBI-ja ka trajtuar çështjen e serverit personal të zonjës Clinton dhe lidhjet e dyshuara të fushatës Trump me Moskën.(Marrë nga Zeri i Amerikës)
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78.4%
-
Jo
16.4%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Harris vazhdon fushatën
24 Korrik, 20:12
-
Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!
24 Korrik, 20:05
-
Votohet në parim vota e diasporës te ‘Ligjet’, vetëm Alibeaj kundër: Pazar
24 Korrik, 20:04
-
‘Zgjedhorja’, Bardhi: Të gjithë jemi produkt i listave të mbyllura, bie ‘teoria e lëpirjes’! Vota e diasporës arritje
24 Korrik, 19:58
-
Rijetësimi i industrisë së armatimeve/ Nënkolonel Arriku: Ka shumë kërkesa për furnizim me artileri! Plan biznesi me tregun e brendshëm dhe rajonal
24 Korrik, 19:52
-
‘Zgjedhorja’, Sula: Dita e dytë e zezë pas 2008-ës, 102 deputetë s’do votohen! Vota ime kundër, s’jam lëpirës
24 Korrik, 19:49
-
Rinovimi me Kombëtaren, Sylvinho: Ishim të barabartë në Euro 24, para kemi sfida të reja
24 Korrik, 19:43
-
‘Zgjedhorja’, ironizon Dash Sula: Ajkë më të mirë se unë nuk ka, por t’i Gjiknur do futesh në listën e sigurt se je më i bukur
24 Korrik, 19:40
-
KE publikon raportin për sundimin e ligjit: Shqetësuese tentativat për ndërhyrje dhe presion në sistemin gjyqësor nga zyrtarë a politikanë, e ligji për amnistinë
24 Korrik, 19:34
-
Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro
24 Korrik, 19:33
-
VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët
24 Korrik, 19:29
-
Pogradec/ Babai plagos të birin me armë gjahu! 47-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore
24 Korrik, 19:22