Pas dy debateve të kandidatëve republikanë, demokratët që synojnë presidencën, mbrëmjen e djeshme shprehen idetë dhe mendimet e tyre në Las Vegas, në debatin e parë për fushatën zgjedhore të vitit 2016, trasmetuar nga rrjeti amerikan CNN.
Hillary Clinton ka sulmuar rivalin e saj kryesor, Bernie Sanders, mbi ligjet e armëve, ndërsa ai është kundërpërgjigjur duke thënë se mbështetja e zonjës Clinton për ndalimin e fluturimeve mbi Siri do të krijonte “probleme serioze”.
Shumë anketime në disa prej shteteve kryesore e nxjerrin Bernie Sanders në vend të parë krahasuar me ish-Sekretaren Amerikane të shtetit. Mediat, që e cilësojnë Sanders si veteranin e politikës, thonë se 74 vjecacrit nga Vermonti do t’i duhet ende punë e reklamim nëse dëshiron të bëhet presidenti i ardhshëm i Amerikës. Tre kandidatët e tjerë janë ish-guvernatori i Marilenitd Martin O'Malley, ish-senatori i Virxhinias, Jim Webb dhe ish-senatori i Rhode Island, Lincoln Chafee.
Deklarata e Sanders, se amerikanet ishin “sëmurur” nga dëgjimi i polemikave në lidhje me email-et e zonjës Clinton u duartrokit fort në sallë. Senatori tha se ishte lodhur dhe nuk duronte dot më që bëhej debat për këtë punë, në një kohë kur klasa e mesme amerikane po zhdukej, kur të varfrit po bëhen më të varfër e në kurriz të të gjithëve pasurohen 1% e njerëzve. Kandidatët demokratë u pajtuan se energjia bërthamore dhe trazirat në Lindjen e Mesme janë kërcënimet më të mëdha për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Ish-senatori Lincoln Chafee tha se ai kurrë nuk ka pasur një skandal politik “dhe kjo është një nga pikat e forta të tij. Clinton u shpreh se një pikë e fortë në fushatën e saj do të jetë ulja e taksave për amerikanët, ndërsa Sanders reagoi duke thënë se prioriteti i tij është të investuarit në punë dhe arsim e jo në burgje. Sipas mediave amerikane mungoi një sulm i ashpër nga rivalët e Clinton që do të mund ta rrezikonte atë. Ndaj, de juro sipas analsitëve ish-Sekretarja amerikane e Shtetit mund të quhet fituese e këtij debati të pare, pa nisur mire.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO