SHBA/ Debati në Këshillin e Sigurimit, Ministri Hasani: Më shumë mbështetje për gratë në zonat e konfliktit

SHBA/ Debati në Këshillin e Sigurimit, Ministri Hasani: Më shumë mbështetje për gratë në zonat e konfliktit

Igli Hasani

New York-Në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vuri theksin në hendekun ekzistues mes angazhimeve globale dhe zbatimit aktual të kësaj agjende, veçanërisht në situatën shqetësuese për gratë në zonat e konfliktit.

“Për avancimin e kësaj axhende është e rëndësishme që ne të ndajmë burime të përshtatshme financiare për të mbështetur gratë, veçanërisht ato që veprojnë në zonat e prekura nga konflikti. Është thelbësore të vendosen kuota për pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes dhe të përdoren teknologjitë e reja për të përforcuar zërat e grave në proceset e paqes”, nënvizoi Hasani.

Sipas tij, ky investim nuk është thjesht një detyrim financiar por një vendimtar drejt nxitjes së barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në rolet e tyre si katalizatorë për paqen.

Investimi në axhendën e “Grave, Paqes dhe Sigurisë” mbetet një përparësi për politikën e jashtme shqiptare, siç tregoi kontributi i vendit tonë në Këshillin e Sigurimit gjatë dy viteve të fundit.

Shqipëria ka integruar buxhetimin e barazimit gjinor si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, dhe aktualisht po harton Planin e dytë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS), duke përforcuar më tej angazhimin e saj ndaj politikave të fuqizimit të grave.

Në prag të 25 vjetorit të rezolutës historike 1325, për axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, Shqipëria mbështet plotësisht rekomandimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që një e treta e pjesëmarrësve në proceset e ndërmjetësimit dhe paqes të jenë gra, me qëllimin përfundimtar për të arritur barazinë gjinore.

Hasani, ndodhet në Nju Jork, në kuadër të disa takimeve të rëndësishme që po mbahen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale