SHBA dëbon 35 diplomatë rus e
vë sanksione:Ndikuan në zgjedhje

SHBA dëbon 35 diplomatë rus e<br />vë sanksione:Ndikuan në zgjedhje
Ashtu sic ishte paralajmeruar, Administrata e presidentit Obama vendosi sanksione kundër Rusisë, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe ndërhyrjes së dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

SHBA u ka dhënë 72 orë kohë 35 diplomatëve rusë që të largohen nga vendi. Sanksionet e shba parashikojnë gjithashtu mbylljen e dy komplekseve në Nju Jork dhe Merilend, që përdoren nga zyrtarët rusë për qëllime zbulimi.

Administrata e presidentit Obama vendosi sanksione edhe ndaj  dy agjencive kryesore ruse të zbulimit si dhe ndaj katër drejtuesve të Shërbimit Ushtarak të Zbulimit, për të cilët Shtëpia e Bardhë beson se kryen sulmet kibernetike ndaj Komitetit Kombëtar Demokrat dhe organizatave të tjera politike.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje dhe e quajti vendimin "të pabazuar". Një zëdhënës i Kremlinit u tha gazetarëve në Moskë se presidenti Vladimir Putin po mendon të hakmerret. Dmitry Peskov tha se sanskionet janë "një manifestim i politikës së jashtme të paparashikueshme dhe agresive".

Edhe në qoftë se sanksionet e reja zbatohen me sukses, mbetet e paqartë nëse ato do të mbahen në fuqi nga administrata Trump, pasi ajo të marrë detyrën më 20 janar.

Disa agjenci amerikane, përfshirë FBI-së dhe CIA-s kanë arritur në përfundimin se hakerat i shkaktuan dëme Hillary Klinton dhe demokratëve në mënyrë që të favorizohej Donald Trump.
 
 
Redaksia Online
(B.k/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia