SHBA dëbon dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington

SHBA dëbon dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington

SHBA ka dëbuar dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington. Sipas një zëdhënësi, dëbimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj “dëbimit të dy diplomatëve të Ambasadës së SHBA-së në Moskë”.

Ai shtoi se në këtë formë Departamenti amerikan i Shtetit në mënyrë reciproke ka dëbuar dy “zyrtarë të ambasadës ruse që vepronin në Shtetet e Bashkuara”, raporton CNN.

“Departamenti nuk do të tolerojë modelet e ndjekura nga qeveria ruse për ndjekjen e diplomatëve tanë. Veprimet e Departamentit dërgojnë një mesazh të qartë se veprimet e papranueshme kundër personelit të ambasadës sonë në Moskë do të kenë pasoja”, tha një zëdhënës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën sot në Bulqizë

FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën sot në Bulqizë