Ky lajm është bërë i ditur nga disa burime në Shtëpinë e bardhë të cituara nga mediat amerikane, përfshirë edhe CNN.
Shtëpia e Bardhë, raporton CNN, do të njoftojë në Kongres tërheqjen nga marrëveshja.
Njoftimi zyrtar i presidentit Trump pritet të dalë në më pak se 30 minuta nëpërmjet një deklarate në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.
Disa gazeta amerikane kanë publikuar edhe pjesë të dokumentit që do të lexohet nga presidenti.
Në të flitet për kosto të larta për SHBA të vendosura në përputhje me marrëveshjen mbi klimën, dhe se tërheqja është bërë për të mbrojtur punëtorët amerikanë.
“Marrëveshja e negociuar nga Obama vendos objektiva jo reale për Shtetet e Bashkuara në reduktimin e emetimeve”, thuhet në një pjesë të dokumentit.
Kongresi pritet të vihet në dijeni të përmbajtjes së deklaratës
Redaksia Online
J.SH Shqiptarja.com