SHBA/ Demokracia, një nga faktorët në zgjedhjet e 8 nëntorit

SHBA/ Demokracia, një nga faktorët në zgjedhjet e 8 nëntorit

Në zgjedhjet e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara ishte një kandidat që nuk shfaqej me emër në fletët e votimit: demokracia amerikane. Shumë nga kandidatët që mbështetën pretendimin se ish-presidenti Donald Trump fitoi në zgjedhjet e vitit 2020, humbën garat që mund t'u kishin dhënë atyre mundësinë të ndikonin në zgjedhjet e ardhshme.

Por faktorët që vunë në rrezik demokracinë mbeten ,dhe amerikanët i shohin ato nga këndvështrime shumë të ndryshme, në varësi të politikës së tyre. Në New Hampshire, votuesit rizgjodhën guvernatorin republikan Chris Sununu për një mandat të katërt, por refuzuan tre kandidatë për kongresin të cilët ose u mbështetën nga zoti Trump ose u radhitën në krah të ish-presidentit. Përkundrazi, votuesit rikthyen në Uashington zyrtarët demokratë.

Bill Greiner, një pronar restoranti, tha se kandidatët e mbështetur nga zoti Trump fituan zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane dhe më pas u hapën rrugë demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme. Zoti Greiner, një republikan, tha se në të kaluarën se ai ka mbështetur kandidatët e partisë së tij kur kandidatët e tij të preferuar kishin humbur zgjedhjet paraprake, por ai nuk mund të votonte për kandidatët që vazhdonin të mohonin legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

"Zgjedhjet nuk u vodhën dhe cilido që ka si temë qendrore mohimin e zgjedhjeve nuk do të ketë sukses," thotë ai.

Në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, Presidenti Joe Biden vuri në qendër të vëmendjes kërcënimet ndaj demokracisë amerikane, megjithëse kritikët sugjeruan se ishte një taktikë për të larguar vëmendjen nga shifrat e ulëta për mbështetjen e tij dhe shqetësimet e votuesve për ekonominë. Të enjten, zoti Biden tha se parimet thelbësore të vendit kishin rezistuar: "Kishte shumë shqetësime nëse demokracia do ta përballonte sfidën. Dhe ia doli!"

Dita e zgjedhjeve tregoi se zoti Biden nuk ishte i vetmi që shqetësohej në këtë drejtim: 44% e votuesve thanë se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor për ta, sipas një sondazhi me më shumë se 94,000 votues në mbarë vendin. Kjo përfshinte rreth 56% të demokratëve dhe 34% të republikanëve.

Por në mesin e republikanëve, ata që identifikohen si pjesë e lëvizjes “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore (MAGA)" të Donald Trumpit, kishin më shumë gjasa se të tjerët të thonin se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor kur votonin, 37% me 28%.

Shqetësimet për demokracinë ishin një emërues i përbashkët mes anëtarëve të dy partive të mëdha, por për arsye të ndryshme: vetëm rreth një e treta e republikanëve besojnë se zoti Biden u zgjodh në mënyrë legjitime, sipas sondazhit të agjencisë AP, duke demonstruar se sa shumë kanë depërtuar pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhjet në partinë e tij.

Demokratët, ndërkohë, besonin se përhapja e gënjeshtrave zgjedhore dhe numri i kandidatëve republikanë që i përsërisnin ato ishin një sulm mbi themelet e demokracisë. Disa nga kandidatët më të zëshëm që mohuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 i humbën garat për poste mbarëkombëtare. Akuzat e ish-presidentit Trump për manipulime u hodhën poshtë nga dhjetëra gjykata, përfshirë nga gjyqtarë të emëruar prej tij.

Megjithatë nuk është e lehtë të çrrënjosen teoritë e konspiracionit. Ato krijuan terrenin për mbjelljen e mosbesimit kur u shfaqën probleme rutinë të martën në Detroit dhe në qarkun Maricopa të Arizonës. Problemi u zgjidh lehtësisht, por jo përpara se të ngjallte debat në mediat sociale, përfshirë postimet e zotit Trump.

Megjithatë, fakti që disa prej mbështetësve më të fortë të pretendimeve të zotir Trump pranuan humbjen mund të ndihmojë në "rikthimin e normave të procesit demokratik që u goditën gjatë presidencës së zotit Trump," thotë historiani i Universitetit Dartmouth, Matthew Delmont. Pyetja që shtrohet tani është nëse demokracia është e sigurt në mënyrë të përhershme apo thjesht për momentin”, shton ai./VOA


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA, Republikanët mes etheve të presidenciale 2024, Trump frikësohet nga fitorja e De Santis


SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë