SHBA, demokratët bllokojnë
emërimin e gjyqtarit Gorsuch

SHBA, demokratët bllokojnë<br />emërimin e gjyqtarit Gorsuch
SHBA- Konfirmimi i gjyqtarit të emëruar nga Donald Trump nuk do të mund te sigurojë 60 votat e nevojshme.
 
Republikanët e Trump kanë bërë të mundur ndryshimin e disa rregullave në mënyrë që një shumicë e thjeshtë të jetë e mjaftueshme për të siguruar emërimin e gjyqtarit.
 
Republikani Nunes ka lënë presidencën e komisionit hetimor të Kongresit.
 
Në SHBA zyrtarisht ka shpërthyer lufta mes demokratëve dhe administratës së Trump në Kongres.
 
Gjatë ditëve të tensionuara demokratët kanë bërë të mundur bllokimin e emërimit të gjyqtarit Neil Gorsuch, i propozuar nga Presidenti per Gjykaten e lartë.
 
Votimi ka përfunduar me 55 vota pro dhe 45 kundër. Rregullat aktuale të Kongresit duhet të sigurojnë që konfirmimi është miratuar nga të paktën 60 vota.
 
Por kjo nuk do të thotë që rrugët për Gorusch do të jenë të bllokuara përgjithmonë.
 
Republikanët do të bëjnë të mundur njoftimin e ndryshimit të rregullave në shumicën e nevojshme për të konfirmuar emërimin.
 
Votimi i senatit ka ardhur në të njëjtën ditë me sulmin e ndodhur në Rusi.
 
Pas Keshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn në rënie për faktet që lidhen me ndërhyrjen e mundshme Ruse në zgjedhjet Amerikane është kreu i Komitetit të Inteligjencës të Shtëpisë së Bardhë Republikani Devin Nunes.
 
Nunes ka dhënë dorëheqjen këtë mëngjes nga Presidenti komisionit hetimor të Kongresit në Rusi, pasi komisioni Etik ka njoftuar hapjen e një hetimi zyrtar kundër tij.
 
Pas kësaj Nunes ka vendosur të flasë drejtpërdrejt me Presidentin e punës së Komisionit, duke tërhequr më tepër kritika në lidhje me këtë.
 
Demokratet e opozitës kanë ndërhyrë duke kërkuar dorëheqjen e Nunes për të kryer anketën e politizuar. Grupit të Demokratëve i janë bashkuar edhe disa Republikanë.
 
Në përfundim Nunes ka deklaruar pafajësinë e tij dhe foli për “lajme të rreme”duke akuzuar grupet e aktivistëve të krahut të majtë “ duke i quajtur ata armiqësorë.

Redaksia Online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane