Disa anëtarë të lartë të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar për të shfuqizuar dekretin presidencial të firmosur nga presidenti Trump javën e kaluar.

Në një mbledhje urgjente të kësaj partie, anëtarët e saj kanë premtuar se do ta përqendronin të gjithë vëmendjen në dekretin presidencial, duke vonuar votimin konfirmues për kandidatët e kabinetit të Trump.

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të imigrantëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane dhe të refugjatëve nga çdo vend tjetër është çnjerëzor për një vend që  ka qenë një pishtar për popujt e shtypur në të gjithë botën”, u shpreh Chuck Schumer, udhëheqësi i demokratëve në senat.

Urdhri ekzekutiv i presidentit Trump, ka shkaktuar protesta jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën, ku në Angli është zhvilluar një peticion kundër hyrjes në Britaninë e
Madhe të Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com