SHBA, dënohet me 7 vit burg
Martin Shkreli i përlotur/VIDEO

SHBA, dënohet me 7 vit burg<br />Martin Shkreli i përlotur/VIDEO<br>
SHBA - Biznesmeni amerikan me origjinë shqiptare, Martin Shkreli, i cili njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar, u dënua me shtatë vjet burg të premten.

Një gjykatë federal në Bruklin të Nju Jorkut e shpalli fajtor 34 vjeçarin Shkreli për mashtrim të investitorëve, duke i dhënë atij dënimin me shtatë vjet burg. Ndërkohë që gjykatësja federale, Kiyo Matsumoto po i lexonte dënimin, Shkreli filloi të qante.


 

Shkreli akuzohej se kishte manipuluar paratë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare, si dhe kur ishte shef ekzekutivi i firmës Retrophin, që ai e kishte themeluar në vitin 2011. Pala mbrojtëse këmbënguli se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike, Retrophin bëri shkaktoi bujë të madhe në vitin 2015, kur e rriti me 5,000 për qind çmimin e ilaçit shumë të kërkuar, Daraprim. Ai njihej edhe për komentet fyese që u bënte kritikëve në mediat sociale.

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politika, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politika, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit