Departamenti i Thesarit në SHBA, me anë të një urdhri të publikuar në faqen online të departamentit, ka njoftuar zbutjen e disa nga kufizimet e vendosura mbi transaksionet e biznesit me Shërbimin Rus të Sigurisë (FSB).
Ky urdhër lejon bizneset të kryejnë transaksione ekonomike deri në vlerën e 5 mijë dollarëve për marrjen e lejeve ose liçensa të cilat lëshohen nga Shërbimi Rus i Sigurisë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka deklaruar se kjo nuk është një zbutje e sanksioneve amerikane kundër Rusisë.
Gjithashtu edhe presidenti Trump, ka mohuar që kjo masë të jetë një zbutje e sanksioneve kundër Rusisë duke u shprehur se “nuk po zbut asgjë”.
Në muajin dhjetor, ish presidenti Barack Obama, forcoi sanksionet ndaj Rusisë, pas një raporti të agjencive të inteligjencës amerikane për një ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com