SHBA, deputetët ulen në dyshemenë
e Kongresit, protestë për armët

SHBA, deputetët ulen në dyshemenë<br />e Kongresit, protestë për armët
 Deputetet demokratë janë ulur në tokë në Kongres si një mënyrë për të protestuar dhe për të kërkuar  kontrolle më strikte  sa i përket shitjes së armëve.

Pak ditë pas tragjedisë së Orlandos, ku mbetën të vrarë 49 persona  Senati amerikan  shtyu projektligjet të cilat kufizojnë tregtinë e armëve.  Demokratët zgjodhën një mënyrë të pazakonët për të protestuar.

Për 12 orë ata kanë qëndruar të ulur në dyshemenë e Kongresit . Një ulje  sit-in  për t’i kërkuar kundërshtarëve politikë që të reagojnë ndaj këtij ligji.

Në krye ishte deputeti John Leëis i cili u shpreh: “ Ka moment kur dua të them dicka, duhet të bësh pak zhurmë, duhet të lëvizësh. Ky është momenti, është koha të reagojmë. Nuk do të heshtim më”

Deputetët morën mbështetje edhe nga disa qindra njerëz që u mblodhën para ndërtesës së Kongresit. Sondazhet e fundit tregojnë se edhe publiku amerikan e përkrah kontrollin e shtuar në shitjen e armëve të zjarrit, sidomos kur ato duan t’i blejnë personat që dyshohen për vepra terrorizmi.

kongres
deputetet
deputetet

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre