SHBA dhe BE bëhen bashkë për dialogun Kosovë-Serbi! Palmer: Njohja reciproke qëllimi final! Lajçak: Normalizim afatgjatë të marrëdhënieve

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Mathew Palmer në konferencën për media që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka deklaruar se për SHBA, qëllimi përfundimtar është njohja reciproke. 

SHBA-ja fuqimisht përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA-ja nuk është palë por jemi partner dhe jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe duke bashkëpunuar edhe me z. Lajçak dhe ekipin e tij në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Ky ka qenë një qëllim afatgjatë i SHBA-së për dekada të tëra dhe pres me padurim që të vazhdojmë kontaktet e afërta me qeveritë në Kosovë dhe Serbi dhe të arrijmë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Palmer.

Ndërkohë sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe duhet të formohet ai u shpreh se ato do të krijohen ashtu siç palët dialog do të bien dakord.

“Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është ajo se si do të dakordësohen palët, pra Kosova dhe Serbia”, ka thënë Palmer.

Lajçak ka deklaruar se ishte tejet i lumtur se këtë radhë shoqërues ishte edhe Palmer, si` shenjë e bashkëpunimit euroatlantik në zgjidhjen e konfliktit.

“Qëllimi jonë është përgatitja e takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç që do të mbahet në Bruksel pas disa ditësh. Për këtë arsye jemi me këtu. Takimet tona ishin tejet frytdhënëse dhe ne do të mundohemi  që të sigurojnë suksesin e bashkëpunimit, “

I pyetur për deklaratat e tij të mëparshme për ndryshimin e kushtetutës ai tha se marrëveshjet ndërkombëtare që arrihen mes palëve duhet të futen në legjislacionin e shtetit dhe kjo është çfarë ai ka thënë lidhur me ndryshimin e kushtetutave.

“Është një lloj tradite e mirë që më vendoset në gojë diçka që nuk kam thënë, çfarë kam thënë është se kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare duhet të futet në legjislacionin shtetëror. Kjo është për çka palët mund të merren vesh në negociatat dhe kjo është në duart e Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Lajçak.

Lajçak dhe Palmer qëndruan për dy ditë në Prishtinë, ku zhvilluan takimet me krerët më të rëndësishëm në Kosovë, me Presidenten e vendit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, krerët e opozitës dhe krerët e komuniteteteve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja