SHBA dhe Irani lirojnë e shkëmbejnë të burgosurit

Shkrirja e akujve ka bërë që Irani dhe Shtetet e Bashkuara të lirojnë dhe shkëmbejnë të burgosurit mes tyre. Teherani zyrtar ka liruar këtë të shtunë gazetarin e “Washington Post”, Jason Rezaian dhe 3 të burgosur të tjerë irano-amerikanë. Rezaian, 39 vjeç, ishte burgosur nëntorin e kaluar për një seri akuzash, përfshirë edhe atë për spiunazh. Ndërsa tre shtetasit e tjerë amerikanë janë identifikuar si Saeed Abedini, Amir Hekmati dhe Nostratollah Khosravi Roodsari.  Ndërkohë, në SHBA, autoritetet kanë njoftuar se kanë ofruar lirimin e 7 iranianëve që mbaheshin të burgosur për shkelje të sanksioneve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës