SHBA dhe Katari, marrëveshja për
​mirëmbajtjen e avionëve luftarakë

SHBA dhe Katari, marrëveshja për<br />​mirëmbajtjen e avionëve luftarakë<br>
Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë një nga bazat më të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në Katar.

Të dy vendet kanë rënë dakord që Uashingtoni të presë avionët luftarakë të emirit dhe gjithashtu të zhvilloj sistemin e mbrojtjes në Katar.

Qeveria e SHBA-së, ka nënshkruar një marrëveshje për mirëmbajtjen e avionëve luftarakë me një kosto prej 1.1 miliard $ (950 milionë euro) me Katarin. Departamenti Amerikanë i Shtetit njoftoi të mërkurën nënshkrimin e kontratës.

Marrëveshja mbulon mirëmbajtjen e avionëve ajror F-15 të Katarit dhe ndërtimin e objekteve ushtarake dhe bunkerëve.

Katari është shtëpia e një prej bazave më të mëdha ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Për rreth katër muaj, marrëdhëniet midis Katarit nga njëra anë dhe Arabisë Saudite, një aleat tjetër të afërt të SHBA në rajon dhe Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit, nga ana tjetër, janë tensionuar.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara