Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të zgjasin me dy muaj një armëpushim tregtar që duhej të skadonte më 10 nëntor. Lajmin e bëri me dije Sekretari i Thesarit Scott Bessent

Bessent i tha Fox News se të dyja palët u takuan për 12 orë të mërkurën dhe ranë dakord për një zgjatje “për të na dhënë më shumë kohë për të parë se çfarë mund të bëjmë në frontin ekonomik”.

“Takimi ishte produktiv”, tha ai.

Armëpushimi është zgjatur disa herë që nga maji 2025, kur të dy vendet u takuan në Gjenevë për të zgjidhur luftën e tyre tregtare. Në kulmin e tyre, tarifat doganore amerikane për mallrat kineze u vendosën në një nivel historik prej 145% – duke bllokuar në mënyrë efektive të gjitha mallrat kineze nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Kina u përgjigj me tarifa doganire prej më shumë se 100% për mallrat amerikane.

Nivelet aktuale të tarifave doganore, 30% për mallrat kineze dhe tarifa doganore prej 10% e Kinës për mallrat amerikane janë zgjatur disa herë, më së fundmi në gusht për 90 ditë shtesë.