SHBA dhe Korea e Jugut stërvitje të përbashkët ushtarake në kufi me Korenë e Veriun

SHBA dhe Korea e Jugut stërvitje të përbashkët ushtarake në kufi me Korenë e  Veriun

Marinsat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Ushtria e Koresë së Jugut dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të fillojnë stërvitjet masive dhe manovrat ushtarake pranë kufirit me Korenë e Veriut të enjten, pavarësisht paralajmërimit të shtetit të izoluar komunist se nuk do të lejojë diçka të tillë, pasi e percepton si një ushtrim armiqësor në pragun e kufirit të saj.

Stërvitjet e planifikuara për të enjten, të cilat janë të parat nga pesë rundet e planifikuara nga aleatët deri në mes të qershorit, përkujtojnë 70-vjetorin e aleancës ushtarake midis Seulit dhe Uashingtonit.

Koreja e Veriut është përgjigjur tradicionalisht ndaj stërvitjeve të rëndësishme mes dy shteteve aleate, duke kryer teste që përfshijnë raketa dhe armë të tjera.

Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka kryer mbi 100 testime raketore. Shteti ka pohuar se testimi i saj intensiv ishte në përgjigje të rritjes së stërvitjeve ushtarake të kryera nga SHBA dhe Koreja e Jugut.

Megjithatë, ekspertët besojnë se objektivi i Koresë së Veriut është të rrisë aftësitë e saj të armëve dhe të fitojë kushte më të favorshme nga rivalët e saj në negociatat e mundshme të ardhshme diplomatike.

Manovrat ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugore, të quajtura "stërvitjet e kombinuara të fuqisë së zjarrit të asgjësimit", janë mbajtur 11 herë që nga fillimi i tyre në vitin 1977, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Zyrtarët e ministrisë thanë se stërvitjet e këtij viti do të përfshijnë avionë luftarakë të avancuar, helikopterë sulmues, tanke dhe sisteme të shumta lëshimi raketash. Nuk dihej menjëherë se sa trupa do të marrin pjesë, por stërvitjet e mëparshme që u mbajtën në vitin 2017 tërhoqën rreth 2,000 ushtarë dhe 250 mjete armësh nga të dy vendet.

Përmes një njoftimi të mëparshëm, Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet kanë për qëllim të përmirësojnë aftësitë e kombinuara të performancës operacionale të aleatëve.

Në një samit muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol njoftuan hapa për të përforcuar aftësitë e tyre parandaluese, siç janë ankorimi periodik i nëndetëseve amerikane të armatosura me armë bërthamore në Korenë e Jugut; forcimi i ushtrimeve të përbashkëta stërvitore; dhe ngritja e një grupi të ri për këshillim bërthamor.

Biden ka paralajmëruar në mënyrë të prerë se çdo sulm bërthamor i Koresë së Veriut ndaj SHBA-së ose aleatëve të saj do të "rezultojë në fundin e çfarëdo regjimi" të ndërmarrë një veprim të tillë.REL

M.T//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë