Zëvendëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Tony Blinken zhvilloi një vizitë zyrtare në Seul, ku u takua me ministrin koreanojugor të Mbrojtjes, Han Min-koo, ku palët, pasi shprehën shqetësimin për situatën e krijuar, dënuan ashpër testin bërthamor të Phenianit duke kërkuar edhe nga aleatët dënimin e provokimit koreanoverior. Blinken do të zhvillojë edhe një vizitë zyrtare në Kinë për të kërkuar nga autoritetet e atij  vendi  të madh aziatik mbështetjen e duhur për ta bërë sa më efektiv këtë dënim.