SHBA dhe Shqipëria zgjerojnë shkëmbimet e studentëve me programin Fulbright

SHBA dhe Shqipëria zgjerojnë shkëmbimet e studentëve me programin Fulbright

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të zgjerojnë shkëmbimin e studentëve dhe studiuesve përmes Programit Fulbright, njoftoi të enjten Departamenti amerikan i Shtetit.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore Marie Royce dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj nënshkruan në Nju Jork një memorandum mirëkuptimi, në të cilin qeveria shqiptare angazhohet të mbështesë Programin Studentor Fulbright, për t’u siguruar më shumë mundësi studentëve të marrin pjesë në këtë program, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Programi Fulbright në Shqipëri u krijua në vitin 1991. Që nga ajo kohë, pëmes tij më shumë se 350 studiues dhe studentë amerikanë e shqiptarë kanë kryer kërkime, ligjëruar ose studiuar në SHBA dhe në universitetet shqiptare.

Programi Fulbright është krijuar për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë midis qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të vendeve të tjera në fushën e studimit, hulumtimit, shkëmbimit të ideve dhe zgjidhjes së sfidave globale./VOA/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajde robt: 26/09/2019 10:37

    Sa shumëëë yyyy 350 Student dhe studiues për 30 vjet dhe këta kan qënë fëmijët e babit dhe të mamit që gjithë Shqipëtarët i njohin mirë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen