SHBA dhuron 25 milion doza të vaksinave anti-Covid në të gjithë botën (VIDEO)

SHBA do të dhurojnë 25 milion doza të vaksinave anti-Covid përmes programit COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, sipas një njoftimi nga Presidenti Joe Biden.

 “Për sa kohë që pandemia vazhdon të përhapet në botë, populli amerikan do të jetë ende i rrezikuar” tha udhëheqësi amerikan në një deklaratë.

Dërgesat e dozave janë të parat nga rreth 80 milion vaksina COVID-19 që Biden është zotuar të sigurojë ndërkombëtarisht këtë muaj ndërsa ka pasur një shqetësim në rritje për pabarazinë e madhe në normat e vaksinimit midis ekonomive të përparuara dhe vendeve në zhvillim.

Dozat që do të dorëzohen këtë muaj garantoi Biden nuk do të jenë të kompanisë AstraZenneca, por të njërës nga vaksinat të prodhuara në SHBA.

Për muaj me radhë, Shtëpia e Bardhë ishte e fokusuar në vaksinimin e amerikanëve pasi koronavirusi vrau më shumë se gjysmë milioni njerëz në Shtetet e Bashkuara. Por Biden premtoi që Shtetet e Bashkuara do të bëhen furnizues dhe do të dërgojnë jashtë vendit të paktën 20 milion doza të vaksinave Pfizer Inc (PFE.N) / BioNTech SE, Moderna Inc (MRNA.O) dhe Johnson & Johnson (JNJ.N) dhe rreth 60 milion dozave të AstraZeneca Plc (AZN.L)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë