SHBA do të kërkojë certifikatë vaksinimi për udhëtarët ndërkombëtarë

SHBA do të kërkojë certifikatë vaksinimi për udhëtarët ndërkombëtarë

Në përpjekje për të shmangur një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, Shtetet e Bashkuara do të mund t’iu kërkojnë pothuajse të gjithë vizitorëve të huaj që të vaksinohen plotësisht.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili u ka thënë disa agjencive të lajmeve se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka kërkuar disa grupeve që të krijojnë një rihapje me faza për vizitorët ndërkombëtarë.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me rritje të numrit të të infektuarve, sidomos në mesin e të pa vaksinuarve, teksa përhapet varianti Delta i këtij virusi.

Masat aktuale kundër koronavirusit ua pamundësojnë shumicës së udhëtarëve që të hyjnë në SHBA.

Ata që mund të hyjnë në SHBA edhe nëse ata janë të vaksinuar kundër COVID-19 është një test negativ për koronavirus, të paktën 72 orë para udhëtimit.

Javën e kaluar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka deklaruar  se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë “kufizimet ekzistuese” për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, pavarësisht kundërshtimeve të kompanive ajrore dhe industrisë së turizmit.

Më shumë se 70% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, por pavarësisht kësaj rastet po rriten në një numër shtetesh, me një numër rekord të shtrimeve në spital në Florida. Shumë rajone dhe biznese në të gjithë SHBA  po rikthejnë edhe njëherë përdorimin e detyrueshëm të maskave në vende publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës