SHBA nis bisedimet zyrtare me talebanët në Afganistan, DASH: Nuk njohim sundimin e talebanëve, jo strehë Al Kaedës

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se do të nisin bisedimet e para zyrtare me talebanët që morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht. Sipas DASH zyrtarët amerikanë do takohen me përfaqësuesit e talebanëve në Doha të Katarit dhe synimi kryesor është që qeveria e re e kabulit të respektojë të drejtat e njeriut.

“Ne do të bëjmë presion që talibanët të respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, përfshirë grave dhe vajzave, dhe të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse me mbështetje të gjerë”, tha një zëdhënës amerikan.

“Teksa Afganistani përballet me mundësinë e një tkurrjeje të madhe ekonomike dhe një krizë të mundshme humanitare, ne gjithashtu do t’i bëjmë presion talibanëve që t’u lejojnë qasje agjencive humanitare në zonat ku ka nevojë”, shtoi ai.

Megjithatë zyatari i DASH sqaroi se ky takim nuk do të thotë se SHBA zyrtarisht e njeh sundimin e talibanëve në Afganistan.

Reuters shkruan se bisedimet mes palëve do të fokusohen tek synimi kryesor që është garancia se talebanët nuk do të lejojnë që Afganistani të kthehet përsëri në një vatër për al Kaedën ose ekstremistë të tjerë.

Delegacioni i SHBA-së do të përfshijë zyrtarë të DASH-it, USAID-it dhe komunitetit amerikan të inteligjencës, thanë zyrtarët.

Delegacioni amerikan pritet po ashtu që të kërkojë nga talibanët që të ofrojnë rrugë të sigurta për largimin e qytetarëve amerikanë dhe të tjerëve që duan të largohen nga Afganistani si dhe lirimin e qytetarit të rrëmbyer amerikan, Mark Frerichs.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK