SHBA - Harta e SHBA-së, në të cilën është paraqitur prejardhja etnike e banorëve nëpër shtete dhe qarqe, në bazë të të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2000, tregon se pjesa më e madhe e Amerikës në të vërtetë i “takon” gjermanëve.

Edhe pse pjesët qendrore dhe veriore të SHBA-së, në të cilin dominon gjeni gjerman, nuk kanë popullsi të dendur si në disa rajone të tjera, ngjyra bojëqielli me të cilën janë paraqitur gjermano-amerikanët është dominuese në hartë.

Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e amerikanëve, të cilët kanë prejardhjen nga Evropa, janë nga Gjermania, pasuar nga Irlanda dhe Britania. Pas tyre rreshtohet Italia.

Harta e popullatës është përgatitur nga Zyra për Regjistrimin e Popullsisë së SHBA.

harta e shba
(Në foto: Harta demografike e SHBA sipas gjeneve. Raca gjermane është shenjuar me ngjyrë bojëqielli).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)