Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ditën e sotme ka bërë thirrje për unitet pas interceptimit të pakove të dyshuara në adresë të Hillary Clinton dhe Barack Obama, duke gjykuar për gjendjen aktuale se “dhuna politike” nuk mund të tolerohet në SHBA.
Gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë Trump është shprehur se janë shumë të zemëruar duke premtuar se do të zbardhë gjithçka mbi këtë çështje.
Në çaste si këto, ne duhet të bashkohemi.
Veprimet dhe kërcënimet për dhunë politike të ç'farëdolloj natyre nuk kanë vendin e tyre në SHBA.
Jemi shumë të zemëruar.
Të gjitha burimet do të vihen në dispozicion që policia federale të kryejë sa më mirë këtë hetim.
Donald Trump