SHBA, Donald Trump: I gatshëm të
punoj me Rusinë dhe Kinën

SHBA, Donald Trump: I gatshëm të<br />punoj me Rusinë dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar gjatë një interviste për ‘Wall Street Journal’, se është i gatshëm të punojë me Rusinë dhe Kinën, por vetëm nëse ato bashkëpunojnë.

Ndërkohë për sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat gjatë ditës së sotme u rënduan pasi presidenti Obama zgjati fuqinë e sanksioneve të vendosura për ndërhyrjen
Ruse në Ukrainë me një vit, Trump u shpreh se sanksionet e vendosura do të qëndrojnë në fuqi “të paktën për një periudhë kohe”.

I pyetur për marrëdhëniet me Kinën, Trump u shpreh se kërkesa e Kinës për një politikë të jashtme të SHBA-ve që nuk e njeh Taiwan, me shumë mundësi do të negociohet mes dy palëve.

Gjithashtu Trump ka shtuar se një komision në senat, do të hetojë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por ai ka shfaqur gjithashtu edhe dëshirën për të patur një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit