Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sot se kërkon nga vendet anëtare të OPEC-ut që të mos e rrisin më çmimin e naftës dhe të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.
Trump ka deklaruar nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme në OKB, ku dukej se shënjestronte drejtpërdrejtë aleatët e tij të Gjirit.
Ne mbrojmë shumë nga këto kombe për asgjë dhe ato përfitojnë për të na imponuar çmime nafte më të larta.
Kjo nuk është e mirë. Ne duam që ata të ndërpresin rritjen e çmimeve dhe që të fillojnë t’i ulin. Dhe ato duhet të kontribuojnë në mënyrë substanciale duke filluar nga tani në përpjekjen për mbrojtje.
Donald Trump
Komento