Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë të ditur gjatë mbrëmjes në Twitter se sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, nuk kishte parë apo dëgjuar imazhe të dyshuara nga konsullata e Arabisë Saudite në Turqi.
Mirëpo Trump e bëri këtë deklaratë në lidhje me rastin e zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
GjithashtuTrump ka deklaruar dje se gjasat më të mëdha janë që gazetari saudit është vrarë në konsullatë, ndërsa deklaroi që do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë ata që vërtetohet se mund të kenë kryer këtë krim.