SHBA, Donald Trump: Unë jam
president, ndërsa ti jo

SHBA, Donald Trump: Unë jam<br />president, ndërsa ti jo
SHBA-Presidenti Donald Trump mbrojti disa nga pretendimet më të diskutueshme të karrierës së tij të re politike në një intervistë me revistën "Time", në të cilën ai ofroi një mbrojtje të thjeshtë dhe absolute të metodës së tij.
 
“Unë jam një person instiktiv, por instikti im rezulton të jetë i drejtë.Nuk besoj se jam duke u paraqitur kaq keq, përderisa unë jam presidenti, ndërsa ti jo”, u shpreh Trump për gazetarin e “Time”, Micheal Scherer.
 
Në intervistë e cila mban titullin "A ka vdekur e vërteta", çështja që dominoi ishte ajo e akuzës për përgjim që presidenti Trump i ka bërë paraardhësit të tij, Barack Obama.
 
Ndërkohë kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, mbrojti me forcë qëndrimin e tij duke thënë se presidenti Obama e kishte mbajtur nën mbykqyrje.
 
"Kur thashë përgjim, ajo ishte në thonjëza. Për shkak se një përgjim është, si e dini dhe ju e dini, i  ndryshëm nga përgjimi telefonit, ishte vetëm një përshkrim i mirë. Por fjala përgjim ishte në thonjëza. Ajo që unë jam duke folur është survejim", ka thënë Trump.
 
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës