SHBA,dorëhiqet zëdhënësi i Trump
kundër drejtorit të ri të komunikimit

Nuk kanë të ndalur rrjedhjet nga kabineti i presidentit Donald Trump .

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer jep dorëheqjen nga ky post  duke i dhënë një goditje ekipit të komunikimit të Presidentit i cili së fundmi po përballet edhe hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale  të viti 2016.
 
Mediat raportojnë se Spicer u dorëhoq sepse ishte i pakënaqur me emërimin e drejtorit të ri të komunikimit.

Në krye të kësaj detyre është përzgjedhur Anthony Scaramucci.

New York Times raporton se Spicer nuk u pajtua me emërimin e  Scaramucci, vendim të cilin ai e konsideronte gabim i madh.

Sean Spicer dhe konferenca e tij për shtyp u bënë mjaft të famshme në SHBA  sidomos për sikletin që ai shfaqte mjaft qartë kur i duhej të sqaronte deklaratat kontradiktore apo mesazhet në “Twitter” të shefit të tij, presidentit Trump.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë