Miliona njerëz në të gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara janë duke pastruar dëborën masive pas stuhisë që kaloi në fundjavë. Makinat borëpastruese do të punojnë pa pushim gjatë gjithë ditëve të ardhshme, derisa të hapen rrugët, të cilat ishin bërë praktikisht të pakalueshme që ditën e premte.
Në 5 shtete dëbora ka arritur deri në 91cm. Transporti publik vazhdon të jetë i bllokuar ndërsa gjithashtu shumë fluturime janë anuluar. Ndërtesat qeveritare në Uashington dhe shumë shkolla këtë të hënë do të jenë të mbyllura. Të paktën 30 viktima janë raportuar që nga e premtja që kur nisi stuhia e cila kërcënonte rreth 85 milionë njerëz.

Gjendja emergjente vazhdon pavarësisht se stuhia e borës ka nisur të lëvizë drejt Oqeanit Atlantik. Problemet kanë qenë të mëdha, sidomos në zonat rurale të Virxhinias së përballur me reshje të furishme dëbore.
Zyrtarët besojnë se, kjo mund të jetë një prej stuhive më të ashpra në të gjithë historinë e qytetit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com