SHBA, dy shtete akuzojnë Trump:
Favorizon bizneset e tij

SHBA, dy shtete akuzojnë Trump:<br />Favorizon bizneset e tij
Prokurorët e përgjithshmë në shtetet e Washingtonit dhe Maryland kanë në plan të ngrenë padi ndaj presidentit Donald Trump duke e akuzuar se ka marrë me miliona dollarë nga qeveritë e huaja, para që kanë shkuar për shoqëritë e tij duke dhunuar në këtë mënyrë ligjet antikorrupsion të Kushtetutës.

Lajmi bëhet me dije nga Washington Post.  

Presidenti I SHBA Trump  i ka transferuar kontrollin e shoqërive të tij dy fëmijëve, në mënyrë që të shmang konfliktet e interesit gjatë kohës së mandatit të tij si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Prokurori i Përgjithshëm i Washington dhe ai i Maryland të dy demokratë pretendojnë se manjati ka thyer shumë prej premtimeve ku shprehej se do të ndante të mënyrë të qartë detyrën publike nga interesat private.

Nëse një gjykatës federal i hap rrugë të lirë procedimit  njëri nga hapa e parë do të jetë që të kërkohet deklarata e Trump sa i përket të ardhurave të tij, një fakt të cilin presidenti ka mohuar ta bëj publike.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor