NJU JORK -  Mediat ndërkombëtare flasin për një sulm të pashmangshëm ndaj Sirisë, ndërkohë që presidenti Obama ende nuk ka vendosur nëse ky sulm do të nisë ose jo. 
 
Nga ana e tij zëvendës kyeministri amerikan Joe Biden shprehet se qeveria siriane është eksperte në përdorim të këtyre armëvë por dhe për të fshehur gjurmët e përdorimit të tyre.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj janë angazhuar së bashku për një sulm të mundshëm ushtarakë kundër Sirisë. Sulmi mund të ndodhë këto dite dhe do të jetë sulmi me agresivë nga fuqitë perëndimore në Lindjen e Mesme."- shkruan Reuters.
 
Ai shtoi gjithashtu, se drejtuesit e regjimit sirian, janë të vetmit që disponojnë armë kimike dhe i kanë përdorur ato shpesh herë, kështu që kanë aftësinë e duhur edhe në mbulimin e gjurmëve të pëerdorimit të këtyre armeve, ashtu sic kanë bëerë edhe herë të tjera.

Britania e Madhe dhe Franca janë të gatshme për të sulmuar. Pas refuzimit të Rusisë, Kinës dhe Iranit, Italia nga ana e saj ka deklaruar se nuk do të jetë pro sulmeve, nëse nuk do të të marrë një aprovim zyrtar nga OKB-ja. 

Po sot hetuesit e Kombeve të Bashkuara në Siri pritet të mbledhin edhe më tepër dëshmi për sulmin e mundshëm me armatim kimik në një lagje të kryeqytetit Damask.

Gjithashtu  faqja online e gazetës New York Times është `sulmuar` nga disa haker sirianë, për të dytën herë brenda kësaj jave-ka deklaruar një burim i gazetës amerikane.

Redaksia online
(aç/eb/sg/shqiptarja.com)