SHBA e BE nisin punën për zbatimin
e Reformës në Drejtësi në Shqipëri

SHBA e BE nisin punën për zbatimin<br />e Reformës në Drejtësi në Shqipëri
Pas miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi ndërkombëtarët e kanë filluar punën për zbatimin, pavarësisht se ndryshimet kushtetuese nuk kane nisur.
 
Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi në emisionin ‘Kapital’ se “SHBA dhe Bashkimi Europian e kanë filluar projektin dhe janë duke bërë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të vijnë që të asistojnë.
 
Po përgatisin infrastrukturën dhe kanë siguruar financimet për projektin” u shpreh ai. Roli i ndërkombëtarëve do të jetë përcaktues në procesin e hetimit dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 
 
Në 25 korrik është seanca e fundit e Kuvendit, por 7 projektligjet për ndryshimet Kushtuese janë shtyrë për t’u miratuar në sesionin e ri parlamentar në shtator pasi projekti Kushtetues do të shkojë për dekretim.
 
Kushtetua hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Për arsye tërësisht kushtetuese e ligjore, pa hyrë në fuqi drafti kushtetues, nuk mund të miratohen 7 projektligjet.
 
Pas miratimit në shtator të 7 projektligjeve do të fillojë edhe ndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri ku do të kalojnë në sitë çdo gjyqtar dhe prokuror që do vendosë drejtësi. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?