SERBI - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fort pavarësinë e Kosovës dhe se kufijtë e saj nuk do të ndryshojnë, por marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit mund të përmirësohen. Ky ka qenë mesazhi i qartë i Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton në takimin me Presidentin serb Nikoliç dhe Kryeministrin Daçiç në Beograd ku e pranishme ishte edhe Baronesha Catherine Ashton. Sekretarja Klinton ka deklaruar se mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për t’i shtyrë të dyja palët që të impenjohen për masa konkrete në normalizimin e marrëdhënieve duke nënvizuar se nuk kërkon nga autoritet serbe që të njohin Kosovën.
“Ne mbështesim demokracinë dhe unitetin në rajon. E kuptoj që për serbët është e vështirë njohja e Kosovës. Klinton ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kenë mbështetje dhe të mbajnë lidhjet me Serbinë. Nuk jemi këtu për të vendosur kushte, e ardhmja e serbëve është në duart e tyre, por Shtetet e Bashkuara shqetësohen për të ardhmen e të rinjve në Serbi. Ndërsa për Shefen e diplomacisë Europiane, Catherine Ashton, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë detyrimisht njohjen e Kosovës nga autoritetet serbe.
“Ky dialog nuk do të thotë që ne i kërkojmë Serbisë që të njohë Kosovën”, -u ka thënë Ashton gazetarëve në Beograd ndërsa u ka kërkuar Presidentit Nikoliç dhe Kryeministrit Daçiç që të shpejtojnë reformat. Nga ana tjetër Kryeministri Serb Ivica Daçiç ka thënë se funksionarët e lartë të SHBA-ve dhe të BE-së Klinton dhe Ashton nuk kanë ardhur në Beograd për tu dhënë një ultimatum dhe rregulla të reja, por për të folur për çështje me rëndësi jetësore për Serbinë, siç është vazhdimi dhe shpejtimi i integrimit Evropian dhe respektimi i kritereve për të pasur një datë që mund të nisin negociatat. Kryeministri Daçiç e ka thënë sërish qartë se Serbia nuk do e njohë pavarësinë e Kosovë dhe se shteti serb nuk duhet të detyrohet nga SHBA-të dhe BE për ta bërë një gjë të tillë, por ka premtuar se do të bëjë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën për një integrim të përbashkët në Bashkimin Evropian. Për Daçiç, Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë Serbinë të bëjë diçka që Serbia nuk mund ta bëjë dot.
Përpara Beogradit Klinton dhe Ashton janë ndalur edhe në Bosnje ku kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin e Bosnjës, Bakir Izetbegovic. Klinton dhe Ashton janë shprehur qartë se SHBA dhe BE janë të zhgënjyera nga lidershipi i Bosnjës. Duhet të dilni menjëherë nga kriza politike, të nxitet dialogu në vend dhe të respektohet marrëveshja e Dejtonit- kanë qenë mesazhet kryesore të tyre. Ne mbështesim integrimin e Bosnjës në BE, dhe qëllimi i vizitës sonë është për të treguar rëndësinë që ka Bosnja, por nuk mund të mos theksojmë se vendi nuk ka përmbushur reformat kryesore” – theksuan Ashton dhe Klinton. Vizita e Klinton dhe Ashton vijon në Kosovë ndërsa sekretarja amerikane pas Prishtinës do të vijë në Tiranë, ku pritet një axhendë e ngjeshur e shoqëruar me një fjalim në Parlamentin Shqiptar me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Vizita e sekretares Klinton mbyllet me qëndrimin në Kroaci.
(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com