SHBA/ E dashura i kërkoi që të ndahej, 14-vjeçari e qëllon me armë zjarri 3 herë në kokë: Duhet të vdesësh

SHBA/ E dashura i kërkoi që të ndahej, 14-vjeçari e qëllon me armë zjarri 3 herë në kokë: Duhet të vdesësh

Jazlene Jones

SHBA- Një djalë 14-vjeçar nga Wisconsin dyshohet se e qëlloi të dashurën e tij të paktën tre herë në kokë, pasi ajo donte të ndahej nga ai. Vajza, e identifikuar nga familja si 14-vjeçarja Jazlene Jones arriti fatmirësisht të mbijetonte.

Elia Olson, 14-vjeçari u akuzua të martën për tentativë vrasjeje dhe posedim të një arme të rrezikshme. Nëse shpallet fajtor, ai mund të kalojë 60 vitet e ardhshme në burg.

14-vjeçarja para hetuesve tregoi se pasi i kishte thënë të dashurit se donte t'i jepte fund lidhjes, ai dyshohet se e urdhëroi atë të fikte telefonin e saj përpara se ai ta hidhte mënjanë dhe t'i drejtonte një revole në kokë dhe të gjuante me një të shtënë fillimisht.

Jazlene iu lut për jetën e saj, por Elia dyshohet se i tha vajzës "Duhet të vdesësh". Ai e qëlloi atë dy deri në tre herë të tjera përpara se të ikte. Megjithë plagët e saj, Jazlene arriti të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes.

Vajza u dërgua në spital me tre plagë me armë zjarri në kokë. Një nga plumbat hyri përmes mollëzës së saj të majtë dhe u fut në qafën e saj pranë arteries karotide, thuhet në dokumentet e gjykatës. Në spital, Jazlene thuhet se ishte e vetëdijshme dhe identifikoi Elian si personin që e qëlloi. Familja e Jazlene tha se ajo iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe ka planifikuar disa procedura të tjera.

Elia dyshohet se ka pranuar se ka qëlluar të dashurën e tij në një postim në Snapchat./The New York Post.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv