NJU JORK- Më pak se 48 orë, para zgjedhjeve Presidenciale, Amerika duket se është e ndarë në dy pjesë. Sondazhet e tregojnë se elektorati është pothuajse i ndarë barabar, por me një avantazh të lehtë për zotin Obama në shtetet ku gara është më e fortë. Sondazhi më i fundit i realizuar nga rrjeti CNN i vendos dy kandidatët kokë më kokë me nga 49% secili. Ajo çka dihet është se zgjedhjet e 6 Nëntorit do të jenë një betejë e vërtetë deri në votën e fundit.

FUSHATA
Në orët e fundit të fushatës elektorale kandidatët për Shtëpinë e Bardhë Barack Obama dhe Mitt Romney po përpiqen të fitojnë besimin e të pavendosurve. Të dielën (dje) që të dy zhvilluan takime elektorale në ato shtete që ende konsiderohen të lëkundura. Obama ishte në Neë Hampshire në mëngjes, më pas udhëtoi drejt Floridas dhe Ohio për ta mbyllur në mbrëmje në Kolorado. Romney kaloi ditën e fundit të javës në Ioëa dhe Virginia ndërsa më pas vizitoi edhe shtetet e Ohio dhe Pennsylvania. Në vlerësimin e kandidatit demokrat zgjedhjet e së martës janë mes dy politikave: e para që e çon vendin drejt recensionit dhe tjera që e vendos në krye. "Në njërin krah ju keni mundësinë të zgjidhni për atë platformë që shkatërroi ekonominë tonë", tha Obama para mbështetësve në Florida, "ose ju mund të më bashkoheni mua për të ndërtuar të ardhmen, duke u fokusuar tek rritja e klasës së mesme". Ish Presidenti Bill Klinton i cili ishte krah Obamës në Neë Hampshire tha se Romney po tenton të ripaketojë të njëjtat ide duke pretenduar se janë të reja. “A po ecim në drejtimin e duhur? Unë jam për Presidentin Obama sepse ai ka qënë një komandant i mirë i përgjithshëm dhe se ai ka bërë një punë të mirë”, deklaroi Klinton. Ndërkaq, Obama këmbënguli se e di se si duket ndryshimi dhe se si po kërkon Romney ta shesë. Ai këmbënguli se pas katër vitesh si president, ai ende përfaqëson ndryshim të vërtetë në Uashington. “Ne kemi shkuar shumë larg për t’u kthyer mbrapsht. Ne kemi shkuar shumë larg dhe nuk mund të lejojmë të përfundojmë zemërthyer. Është koha për të vazhduar të ecim përpara”, nënvizoi Obama.

Kandidati republikan Mitt Romney nga Ioëa theksoi se ka nevojë për votën e tyre që të fitojë Shtëpinë e Bardhë dhe që republikanët ta rimarim Amerikën. "Presidenti Obama tha se papunësia do tëishte tani rreth 5.4 përqind. Ne mësuam të premten se ajo është 7.9 përqind. Çështja në këto zgjedhje shtrohet nëse doni edhe katër vjet të tjerë si katër vitet e fundit, pos doni me të vërtetë ndryshime?”, u shpreh ish guvernatori i Masaçusetsit.
(dm/sg/shqiptarja.com)