Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA ku një nënë ka përplasur vazhdimisht vajzën e saj në trotuar, duke e lënë të vdekur. 21 vjeçarja është dënuar me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht për vrasjen e saj.
“Makaylia Jolley, 21 vjeç, nga Misisipi, SHBA, kapi vajzën e saj dy muajshe Khalysie nga kyçet e këmbëve, e përplasi në trotuar disa herë dhe më pas e braktisi”, tha ndihmësprokurorja e qarkut Kathryn Neëman.
Ngjarja ka ndodhur në Pearl City më 12 maj 2022, me dëshmitarët që i thanë policisë se fëmija ishte braktisur në rrugë. Jolley pas aktit të saj të neveritshëm vrapoi për t’u fshehur në pyllin aty pranë, ku u kap pak kohë më vonë. Foshnja u dërgua në spital, por pas dy ditësh humbi jetën nga plagët e marra, raporton News Sky.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ajo pësoi ënjtje dhe gjakderdhje të trurit, fraktura të gjera të kafkës, thyerje të gishtit të madh të majtë dhe të djathtë, çarje dhe gjakderdhje në sy. Vdekja e saj u cilësua si vrasje për shkak të traumës së fortë në kokë.
Të hënën, nëna u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së parë, një krim që sjell vetëm dy rezultate të mundshme: dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.
Prokurori fillimisht kishte kërkuar dënimin me vdekje, por në vend të kësaj i ofroi Jolley-t një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Një arsye ishte për të parandaluar dëshmitarët, familjen dhe autoritetet që të rijetonin atë që ndodhi. Jolley thuhet se ka rrëfyer se ka goditur foshnjën e saj, por tha se ishte një aksident dhe ajo nuk e dinte pse e bëri këtë. Autoritetet thanë se nëna kishte përdorur drogë mëngjesin e incidentit.
“Këta njerëz do të preken përgjithmonë nga ajo që panë më 12 maj 2022. Ky është një krim i pashpjegueshëm dhe i urryer ndaj një fëmije të pafajshëm. Makaylia Jolley do të vdesë në burg për vrasjen e vajzës së saj. Ajo nuk do të dalë kurrë nga burgu, në asnjë mënyrë”, tha prokurori.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)