SHBA - Muzeu Metropolitan i Artit në New York të ofron një udhëtim mes legjendash dhe historish të epokës viktoriane, ku punimet e artistes Julia Margaret Cameron prezantohen në një ekspozitë të veçantë; është një epokë ndryshe: me plot fisnikë dhe njerëz të shquar, por me pak femra fotografe.
Kritikët thonë se Cameron mbi të gjitha ishte një pioniere në vizionin e saj, kështu që pavarësisht nga të qenit mashkull apo femër, ajo që bëri me aparatin fotografik ishte aq e ndryshme nga ajo që dikush tjetër kish bërë në atë kohë.
Pasioni për fotografinë lindi vetëm në vitin 1863, kur ajo mori si dhuratë një aparat fotografik nga vajza e saj. Puna fotografike e Cameron bazohet kryesisht në portrete dhe përfaqësime alegorike të tregimeve të shkurtra dhe romaneve.
Imazhet e saj përfshijnë atmosferën ëndërruese të epokës viktoriane si dhe portrete të fëmijëve dhe grave zhytur në natyrë. Ndër personazhet që u kapën nga objektivi i makinës fotografike janë Charles Darwin, poeti Alfred Tennyson si dhe njerëz të shquar të letërsisë, shkencës dhe artit.

(Fotografi e J.M.Cameron: Motrat Kane)

(Fotografi e bërë nga J.M.Cameron)

(Fotografi e bërë nga J.M.Cameron)

(Fotografi e J.M.Cameron: Charles Darwin)

(Portret i vetë J.M.Cameron)
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com