SHBA edhe sulme tokësore
kundër ISIS në Siri dhe Irak

SHBA edhe sulme tokësore<br />kundër ISIS në Siri dhe Irak
SHBA po shqyrtojnë mundësinë për të dërguar trupa tokësore në Siri dhe Irak për të luftuar kundër shtetit islamik.  Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter  ka thënë se do të ketë edhe më shumë sulme ajrore kundër objektivave të ISIS. Sipas analistëve komentet e Carter tregojnë gjendjen reale, që koalicioni i udhëhequr nga SHBA nuk po ecën përpara në luftën kundër terroristëve.  Komentet e sekretarit amerikan të mbrojtjes , të bëra në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Armatosura, vijnë një javë pasi forcat e SHBA dhe ato të irakut kanë shpëtuar dhjetëra pengjeve të ISIS.

“Nuk do të hezitojmë në mbështetjen e partnerëve tanë në sulmet ndaj ISIS-it, qofshin ato ajrore apo tokësore. Do të intensifikojmë sulmet ajrore ndaj objektivave të rëndësishëm”, tha Carter.

Gjithashtu Uashingtoni njoftoi se Irani është duke u ftuar për herë të parë në bisedimet ndërkombëtare mbi luftën Sirisë.
Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara filloi sulmet ajrore kundër shtetit islamik në Irak dhe Siri vitin e kaluar. Presidenti amerikan Barack Obama tha se qëllimi ishte të shkatërronte plotësisht atë.

Nga anaa tjetër Rusia filloi sulmet e veta ajrore në Siri në fund të muajit të kaluar, duke thënë se dëshiron të ndihmojë presidentin  Bashar al-Assad në luftën kundër ekstremistëve. Por Uashingtoni e ka kritikuar ashpër fushatën ruse, duke argumentuar se ajo ka qenë e fokusuar në sulmin ndaj rebeleve të qeverisë. Më shumë se 250.000 sirianë janë vrarë dhe një milion të plagosur që nga fillimi i  konfliktit. Rreth 11 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, katër milionë janë larguar jashtë vendit .
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten