SHBA, Eduard i pafajshëm
nuk shpërdoroi fondet për të dashurën

SHBA, Eduard i pafajshëm <br />nuk shpërdoroi fondet për të dashurën
KAROLINE E VERIUT-  Paneli gjyësor në Karolinën e Veriut shpalli të pafajshëm ish kandidatin për President në SHBA John Eduards për një nga gjashtë akuzat që rëndonin ndaj tij, ndërkohë që nuk pranoi gjykimin për 5 akuzat e tjera.  Nuk është ende e qartë nëse prokurorët do paraqitin akuza dhe fakte të tjera kundër ish senatorit që akuzohet për shpërdoime të fondeve të fushatës presidenciale gjatë vitit 2008. 58 vjecari mohoi dje në seancë se ka shpërdoruar fondet elektorale për të fshehur shtatzaninë e të dashurës së tij gjatë fushatës presidenciale të 2008.
Pas seancës së djeshme që zgjoi interesin e mediave ndërkombëtare Eduards tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Ai e përshkoi vajzën 4 vjecare që ai ka me të dashurën e tij  si gjënë e tij më “të çmuar”.
Nëse provoheshin 6 akuzat ndaj zotit Eduards ai rrezikonte 30 vjet burg dhe 1.5 miljon dollarë gjobë.

SKANDALI I JOHN EDUARDS
Ish politikani I Karolinës së Veriut akuzohet se në vitin 2008 gjatë garës presidenciale ka pranuar dhuratë nga dy gra të pasura rreth 1 miljon dollarë të cilat ai i  përdori për të mbuluar shpenzimet e një gruaje shtatzënë që kishtë fëmijen e tij të paligjshëm. Dy vjet më parë, në 2010 ish-senatori pranoi se kishte pasur një fëmijë të paligjshëm me Sara Hunter në vitin 2007. Në atë kohë bashkëshortja e zotit Eduard. Elizabeta po luftonte me kancerin e gjirit. Ajo vdiq në dhjetor të 2010 duke u ndarë nga burri i saj pasi ai kishte pranuar dhe atësinë e fëmijës së zonjës Hunter. Por Eduard i raportoi këto para si fonde fushate.

 

AKUZAT E PROKUROREVE

Prokurorët para panelit gjyqësor të Greensboro, në Karolinën e Veriut kanë ngritur ndaj John Eduard 6 akuza, atë të pranimit të kontributeve të paligjshme për fushatë, falsifikim dokumenteash, konspiracion, fshehje kontributesh etj. Prokurorët thonë se Eduard rrezikon dënimin  me 30 vjet burg dhe një gjobë 1.5 miljon dollarë.  58 vjecari  Edwards e ka mohuar faktin se këto para i ka paguar për avionë privatë, hotele dhe kujdes mjekësor për të dashurën e tij zonjën Hunter.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë