SHBA – EKON – Çmimi i naftës bie në 55 dollarë për fuçi


NJU JORK, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ - Çmimi i naftës ka vazhduar rënien sot në bursën e Nju Jorkut, duke arritur nivelin e 55 dollarëve për fuçi, për herë të parë prej pesë vitesh.
Kjo rënie vjen për shkak të statistikave që tregojnë një ulje të kërkesës botërore për naftë.
Shtimi i lajmeve negative për çmimin që ka prekur tregun e energjisë, rishikimi në rënie i konsumit botëror të naftës, vendimi i marrë nga OPEC-u për të mos ndryshuar sasinë e prodhimit të naftës, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në këtë rënie të ndjeshme të çmimit të arit të zi në të gjithë botën.
OPEC-u, organizatë e përbërë nga 12 vende që prodhojnë një të tretën e naftës në botë, parashikon një kërkesë prej 1,12 milionë fuçi në ditë për vitin 2015 kundrejt një kërkese prej 1,19 milion fuçi në ditë që është aktualisht./
/G.S/ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi