SHBA – EKON – Çmimi i naftës vazhdon rënien si pasojë e uljes së kërkesës


NJU JORK, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ - Çmimi i naftës në Nju Jork ka regjistruar rënie duke vazhduar të vuajë presionin e një oferte te ulet botërore për naftë bruto.
Rreth orës 14:25 GMT, çmimi i një fuçie naftë "light sweet crude" (WTI) për livrim në muajin janar u ul me 1,02 dollar në New York Mercantile Exchange (Nymex) dhe u shit me 67,98 dollarë.
Kjo rënie vjen si pasojë e shpalljes nga OPEC-u për mbajtjen e tavanit të nivelit të prodhimit në 30 milionë fuçi në ditë, nivel ky i vendosur prej tre vitesh, dhe ky vendim u mor pavarësisht rënies së ndjeshme të çmimit që prej verës.
"OPEC-u do të vazhdojë të furnizojë botën me naftë me shpresën që të bllokojë prodhimin e naftës argjilore amerikane, bumi i të cilit po kërcënon fuqishëm pjesët e tregut të anëtarëve të kësaj organizate", komentoi Phil Flynn i kompanisë "Futures Group"./
/ec/  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI