SHBA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së ku një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai ishte menaxher (Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township).

Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell. Policia e gjeti 44-vjeçarin të plagosur në një verandë jashtë restorantit. Pavarësisht ndihmës mjekësore ai ndërroi jetë në spital.

Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. 65 -vjeçari gjithashtu shqiptar u vetëdorëzua rreth 20 minuta pas krimit, ndërsa u gjet pistoleta me të cilën u krye vrasja, rezulton se ishte raportuar e vjedhur.

Pronari i Prime 7, Frank Gjuraj, njëkohësisht edhe kunati i Shkambit ka treguar se fillimisht autori i dyshuar e mori në telefon për të biseduar. Pasi 44-vjeçari doli nga restoranti u qëllua dy herë me armë.

Zyrtarët deklaruan se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin prej vitesh dhe mes tyre kishte pasur një konflikt të mëparshëm, megjithatë motivi i saktë ende mbetet i paqartë.

Ndërkohë 44-vjeçari rezulton të jetë një emër i njohur edhe për drejtësinë amerikane. Ai ishte mes personave që përfituan nga faljet dhe uljet e dënimeve të firmosura nga ish-presidenti amerikan Joe Biden në dhjetor 2024. Ai ishte dënuar për komplot për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë në vitin 2013.

Nga ana tjetër viktima ishte kushëriri i Elvis Shkambit, të riut që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ai ishte gjithashtu personi që hapi një llogari në GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e Elvis dhe Gjon Shkambit. Në përshkrimin e atij fondi, Françesk Shkambi prezantohej si i afërm i autorit të vrasjes së gjyqtarit.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:01
Menaxheri i lokalit që u vra në SHBA, kushëriri i vrasësit së gjyqtarit Astrit Kalaja! Hapi GoFundMe për ta ndihmuar

1763456445_elvisshkambifraneskshkambi.jpg

Foto: Elvis Shkambi dhe Françesk Shkambi

Një detaj i ri ka dalë në dritë lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes të së dielës.

Siç rezulton nga të dhënat publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.

Francesk Shkambi gjithashtu ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre.

Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë.