SHBA, emigrantët, Trump :Të
lejohen vetëm ata që na duan

SHBA, emigrantët, Trump :Të<br />lejohen vetëm ata që na duan
Pavarësisht se Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin e presidentit Trump për të ndaluar hyrjen e emigrantëve nga 7 vende me shumicë myslimane, manjati nuk i ndal premtimet e tij ndonëse vendos të ndërmarrë plane më të modifikuara.
 
Gjatë një fjalimi në Florida ai u shpreh se në SHBA do të hyjnë vetëm ata që e duan këtë vend dhe që kanë kartën jeshile. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se nuk tërhiqet nga ideja e ndalimit të emigrantëve. Edhe një herë ai përsëriti sulmet ndaj mediave duke i akuzuar se nuk duan të raportojnë të vërtetën duke thënë se vendin e ka përfshirë një frymë optimizmi.
 
Nga ana tjetër, sekretari i sigurisë kombëtare, John Kelly po përgatit betejën kundër emigrantëve ilegalë dhe mbështetet pikërisht në forcimin e policisë. Ndërkohë autoritetet federale do të kenë më shumë pushtet për të ndaluar dhe deportuar ‘ të padëshiruarit’.
 
Sipas tij askush nuk do të bllokohet ndërsa është duke kaluar transit siç ndodhi pak jave më parë ku shtetas që vinin nga Siria, Iraq, Iran, Yemen Libia, Somalia e Sudan u ndaluan në aeroportetet e SHBA.

Në planin e tij Kelly parashikon më shumë agjentë në detyrë, të përshpejtohen seancat për deportimet dhe tu kërkojë autoriteteve lokale ndihmë që arrestimet të kryhen sa më lehtë.
 
Lajmi konfirmohet nga Washington Post i cili citon burime nga departamenti i sigurisë kombëtare.
 
Guida e parashikuar zëvendëson të gjitha masat e parashikuara nga administrata Obama, duke përfshirë edhe ato masa që kanë të bëjnë me deportimin e kriminelëve dhe personave të lidhur me terrorizmin.
 
Rritja e emigracionit në kufijtë meridionalë ka krijuar dobësi për sigurinë kombëtare të SHBA” u shpreh sekretari i sigurisë i cili nuk përjashtoi edhe aktivizimin e Rojeve Kombëtare.

Sipas planit do të reduktohet edhe ardhja e të miturve të pa shoqëruar që vijnë nga Meksika dhe Amerika Qendrore. Ndërkohë do të qëndrojë në fuqi vetëm një nga direktivat e epokës Obama, çka i mundëson leje pune për 750,000emigrantët që kanë hyrë në vend ilegalisht që kur kanë qenë fëmijë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë