SHBA, evakuime në shumë objekte të shteteve amerikane pas kërcënimeve të rreme

SHBA, evakuime në shumë objekte të shteteve amerikane pas kërcënimeve të rreme

Ilustrim

Shumë Dhoma të Përfaqësuesve nëpër shtete të ndryshime amerikane u evakuuan të mërkurën në mëngjes pas kërcënimeve me bomba, të paktën disa prej të cilave u përcaktuan si mashtrime, sipas zyrtarëve shtetërorë të zbatimit të ligjit dhe raporteve të mediave.

Zyrtarët lokalë raportuan se u bënë kërcënime ndaj kryeqyteteve shtetërore në Konektikat, Xhorxhia, Kentaki, Miçigan, Misisipi dhe Montana. Policia kontrolloi ndërtesat dhe nuk raportoi se ka gjetur ndonjë eksploziv ose pajisje të dyshimtë deri të mërkurën pasdite.

Departamenti i Sigurisë Publike në Misisipi tha se kërcënimi u sqarua se ishte mashtrim. Departamenti i Shërbimeve të Përgjithshme të Administratës në Montana tha se “kërcënimi ishte i pabazë” dhe se Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit ishte rihapur për publikun. I njëjti organ shtetëror në Konektikat u mbyll për pak kohë përpara se të rihapej pasi policia përcaktoi se kërcënimi ishte një mashtrim, raportoi “Middletown Press”.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në një deklaratë se “të gjithë ishin të sigurt” dhe se Kapitoli i shtetit ishte evakuuar ndërsa policia hetonte. “Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënime të ngjashme të bëra ndaj zyrave të tjera në të gjithë vendin”, thuhet në deklaratën e tij. Policia tha se ishte e sigurt që njerëzit të ktheheshin në Kapitolin shtetëror, tha Sekretari i Shtetit në Kentaki, Michael Adams.

Gazeta “Lexington Herald-Leader” njoftoi se një email që përmbante kërcënimin me bombë iu dërgua shumë sekretarëve të shtetit, përfshirë zotit Adams. Policia e Shtetit të Miçiganit tha se Dhoma e e Përfaqësuesve në Lansing do të qëndrojë e mbyllur për pjesën tjetër të ditës për të treguar kujdes të shtuar pasi një kërcënim me bombë që u dërgua me email u pa në orën 7:45 të mëngjesit./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht