SHBA - Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar qytetarët dhe trupin diplomatik jo të nevojshëm për të lënë "menjëherë" Jemenin për shkak të kërcënimeve. Vendimi është marrë sëbashku me rritjen e nivelit të sigurisë në rajon pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste.

Gjithashtu intelligjenca amerikane zbuloi bisedat mes dy figurave të larta të al-Kaedës përfshirë liderin Ayman al-Zaëahiri. Në një mesazh të Ayman al-Zaëahiri, drejt numrit 2 në komandë në Jemen, përmbante tekstin “Bëj diçka!”, duke shkaktuar te zyrtarët amerikanë dhe jemenas frikë për një sulm të mundshëm terrorist.

Gjithashtu një zyrtar i sigurisë në Jemen tha se 4 persona të dyshuar si anëtarë të Al Kaedës u vranë gjatë natës në një sulm të avionëve amerikanë pa pilot në rajonin e Maribit, në Jemen.

Sulmi është kryer në një moment kur një numër i misioneve diplomatike amerikane në rajon duke përfshirë edhe në kryeqytetin jemenas Sanaa do të mbeten të mbyllura deri të shtunën.

Departamenti amerikan ka lëshuar alarmin global të udhëtimit dhe mbylljen e selive diplomatike për disa ditë në 22 vende të botës, kryesisht në vendet myslimane.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)