SHBA, fajtor vëllezërit
Krasniqi, në bandë Rrapo

SHBA, fajtor vëllezërit<br />Krasniqi, në bandë Rrapo
NJU JORK- Drejtuesit e bandës shqiptare në Nju Jork, pjesë e së cilës akuzohet se është dhe Almir Rrapo, ish zyrtar i Ministrisë së jashtme, në kohën e Ilir Metës, janë shpallur dje fajtor për një sërë krimesh, mes të cilëve vrasje, tentativë për vrasje, rrëmbim , trafikimit të lëndëve narkotikëve, zjarrvënie, grabitje.

Gjykata Federale e Manhatan shpalli fajtor vëllezërit Bruno dhe Sajmir Krasniqi, pas një gjykimi prej gati 5 javësh i drejtuar nga gjykatësi Richard J. Holwell.

Sipas akuzës “Bruno dhe Saimir Krasniqi drejtonin një nga bandat më të dhunshme të kohës, dhe brenda 6 muajsh kishin bërë 2 vrasje, 2 pengmarrje, 2 grabitje për drogë dhe një zjarrvënie. Ndërsa dje, afërsisht 6 vjet nga vrasjet makabre që kishin orkestruar, gjykata i dha fund terrorit të bandës.

Organizata vepronte në Nju Jork, Michigan, dhe Konektikat dhe në shtete të tjera të SHBA.

Bruno dhe Sajmir Kransiqi u deklaruan fajtor për vrasjen e Erion Shehut, 17 korrik 2005, anëtar i grupit rival me ta. Natën e vrasjes Sajmir Krasniqi kishte ndaluar makinën e tij përpara makinës së Shehut, duke mos e lejuar të lëvizë. Ndërsa Bruno dhe anëtarë të tjerë e kishin qëlluar mbi 11 herë me një gjysëm automatik 9 mm, si dhe një pistoletë me silenciator 2.2.

Ata akuzohen dhe për vrasjen e Erenik Grezhdës në vitin 2006, anëtar i bandës së Krasniqit, por që Bruno besonte se e kishte tradhëtuar tek një banda e tij rivale së cilës I kishte vjedhur mariuanë në vlerën e 250 mijë dollarëve. 

Vëllezërit Krasniqi rrezikojnë të dënohen me të paktën 2 dënime me burg për jetë si dhe 60 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike dhe vepra të tjera penale.


Në seancë, prokurori amerikan Preet Bharara, falenderoi dhe autoritetet shqiptare për ekstradimin e Almir Rrapos, i cili në momentin e arrestimit ishte I punësuar në Ministrinë e Jashtme. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me organizatën e Krasniqit në vrasjen e Erion Shehut dhe rrëmbimin e Neritan Kocarelit si dhe trafikun e lëndëve narkotike. Më 11 prill 2011, pas ekstradimit të tij në SHBA, Rrapo është deklaruar fajtor për vrasje, shantazh, grabitje, trafik të lëndëve nartoktike.

Rrapo u arrestua në korrik 2010 brenda në ambientet e ambasadaës amerikane në Tiranë, në kohën që punonte në Ministrinë e Jashtme. Fillimisht ai i mohoi akuzat, ndërsa më pas i pranoi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg