Edicioni i sivjetshëm i festivalit, i njohur si “Burning Man” është shkatërruar nga stuhitë e rrebeshet që kanë shkaktuar një të vdekur dhe bllokimin e rreth 70 mijë pjesëmarrësve në një shkretëtirë në Nevada të Shteteve të Bashkuara.
Organizatorët e festivalit thanë se po përpiqen të rregullojnë sistemin e internetit dhe po dërgojnë autobusë për të marrë njerëzit që arrijnë të dalin nga balta e lluca që ka përfshirë shkretëtirën.
Qarkullimi brenda dhe jashtë vendit të ngjarjes mbetet i mbyllur për mjetet jo emergjente.
Përpara se shiu të ndërhynte në planet për ditët e fundit të festivalit, ngjarja e vitit 2023 shfaqi instalacione të ndryshme arti të dizenjuara për t'u djegur.